Mimoza Zymberi ishte në veturë bashkë me djalin e saj të vogël, kur grabitësi e kishte kërcënuar me revole. Burri i saj, Elsadati, i cili kishte dalë me dy fëmijët e mëdhenj për të blerë gjëra ushqimore, ka deklaruar se e tërë familja është tronditur nga ky rast.Ai është ankuar në shërbimin e policisë së shtetit shqiptar. Veturën e vjedhur, e tipit “Golf 5”, Elsadati ia kishte dhuruar vitin e kaluar për ditëlindje gruas së tij. Në të ndodheshin edhe disa gjëra të tjera me vlerë. Por, përkundër kësaj, Elsadat Zymberi ka pohuar se përsëri do të vizitojë bregdetin shqiptar dhe se asgjë nuk do ta ndalojë që pushimet e tij t’i kalojë në Shqipëri.
Marrë nga Indeksonline
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)