Durrës, Ferdinand Xhaferri zgjidhet kryetar i degës së PD

Durrës, Ferdinand Xhaferri zgjidhet kryetar i degës së PD

Ferdinand Xhaferri, kreu i ri i degës së PD në Durrës

Përfundojnë zgjedhjet për kryetar të degës së PD në Durrës. Nga numërimi i 366 votave të anëtarëve të PD, fitues ka rezultuar Ferdinand Xhaferri, ish-ministër i Kulturës dhe ish-kandidat për Bashkinë e Durrësit në 2011. Në zgjedhjet që u mbajtën sot ai ka marrë 222 vota kundrejt 130 që mori kandidati tjetër Sokol Kapidani. 14 vota kanë dalë të pavlefshme. Mësohet se pjesëmarrja e demokratëve të Durrësit në këto zgjedhje ka qenë 83%.

Xhaferri rikthehet në funksionin që ka mbajtur edhe disa vite më parë, ndërsa nga prilli i këtij viti ishte kryetar i komanduar i kësaj dege me urdhër të Lulzim Bashës. 

Pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017, dega e PD në Durrës ka kaluar në proces ristrukturimi, ndërsa u largua nga detyra e kryetarit Osman Stafa për shkak të rezultateve të dobëta dhe përplasjes mes grupeve brenda PD. Ishte Oerd Bylykbashi ai që për disa muaj ushtroi funksionin e kryetarit të komanduar deri në prill 2018 kur Basha komandoi Ferdinand Xhaferrin. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 24/11/2018 16:54

    Haha tani ja hodhem... djell... rere.. rreze .. e seks PD.

    Përgjigju
  • Vlorë: 23/11/2018 20:48

    Mirë që u zgjodh ky të na përmirësoj cilësin e diellit, dhe të na sjelli eshtrat e Ismail Qemalit në Vlorë.

    Përgjigju
  • Geri: 23/11/2018 20:48

    Cilesia e Diellit dhe e reres do permiresohet me ne fund ne Durres.

    Përgjigju
    • Manuel: 24/11/2018 08:35

      Ky eshte injoranti me i madh .pd e ddurresit ja ka fal bashkine LSI me lefterin e Struges kye shiti nje here ,turp i pd qe zgjodhi kete hajdut te lulishtes ,1maj dhe mori dyqane dhe 50000 € per firmen e lejes.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja