Durrës, FNSH bllokon 2 anije
arrestohet pronari i njërës
Dy anijet janë blerë nga “Kurum” dhe i kishte sjellë në port për ti shkatërruar më pas të dërgohen për shkrirje në Metalurgjikun e Elbasanit. Në mbrëmje është arrestuar pronari i anijes, Eduart Kulla dhe Emiljano Gjepali, kapiten i rimorkiatorit.
(Ne foto: Anija e bllokuar ne Durres)
DURRËS – FNSH-ja bllokon në Portin e Durrësit, dy anije të vjetra, të cilat pronarët po tentonin t’i kthenin për skrap pikërisht në territorin e portit. Në mbrëmje, policia ka arrestuar pronarin e anijes, Eduart Kulla dhe kapitenin e rimorkiatorit që ka ankoruar anijen.
ARRESTOHET PRONARI I ANIJES SE SKRAPITPolicia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë mbrëmjen e sotme, pronarin e anijes “Tabakosky” dhe kapitenin e rimorkiatorit që ka futur anijen në port pa leje. Sipas policisë, të ndaluar janë, Eduard Kulla, 47 vjeç, banues në Durrës, pronari i anijes “Tabakosky” dhe Emiljano Gjepali, 34 vjeç, banues në Durrës, kapiten i rimorkiatorit “Aleks 1”, që ka ankoruar anijen “Tabakosky” në Portin e Durrësit.
Këta persona akuzohen për kryerjen e veprës penale “kontrabandë me mallra të tjera”. Anija “Tabakosky” është ankoruar rreth orës 12:00 të ditës së djeshme në Portin e Durrësit, duke përdorur ndihmën e rimorkiatorit “Aleks 1”, pasi Autoriteti Portual nuk i kishte miratuar hyrjen në port.
Ndërkohë nga hetimet e kryera nga strukturat e krimit ekonomik e financiar të Policisë së Durrësit ka rezultuar se për këtë anije nuk janë kryer proceduarat e zhdoganimit. Kjo anije ka mbërritur rreth orës 11.00 në Durrës nga Mali i Zi, me qëllim për tu shitur për skrap.
Policia po vazhdon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, ndërkohë materialet procedurale në ngarkim të këtyre dy shtetasve do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë.
POLICIA DHE FNSH BLLOKOI ANIJETDy anijet ishin futur në port pa leje dhe pa asnjë dokument për t’u kryer pikërisht aty, shkatërrimi i tyre.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri urdhëroi dërgimin e menjëhershëm në Port të të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policisë për të bllokuar procesin.
Dy anijet janë blerë nga “Kurum” dhe i kishte sjellë në port për ti shkatërruar më pas të dërgohen për shkrirje në Metalurgjikun e Elbasanit.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri urdhëron pezullimin e zv/drejtorit të policisë së Durrësit Artan Hasanaj. Pezullimi është kryer menjëherë pas bllokimit të dy anijeve të cilat do të ktheheshin për skrap brenda portit të Durrësit.
Arsyeja pse u pezullua Hasanaj (Ne foto: Anija e bllokuar FOTO TE TJERA)Redaksia online
(s.g/arsh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 623
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital/ Çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojnë orë tmerri
22 Janar, 14:48
-
Studimi: Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca
22 Janar, 14:37
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen për dhënien e kontributit në avionët luftarakë dhe trajmin gjuhësor pilotëve
22 Janar, 14:34
-
'TikTok, luftë gjeo-politike mes SHBA dhe Kinës', eksperti i IT-së: Në Amerikë dhe Shqipëri nuk do mbyllet! Një i ri harxhon mesatarisht 6-8 orë në ditë me aplikacionin
22 Janar, 14:25
-
I pandehur për fshehje pasurie, Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO, merr pjesë në seancën gjyqësore
22 Janar, 14:21
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
Gazetarja e ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam krenare për ty (VIDEO)
22 Janar, 14:09
-
Shkodër/ Dhunuan 62 vjeçarin për një vendparkimi, dorëzohen në polici Samuel Troshani dhe Izmir Sakica (VIDEO)
22 Janar, 14:08
-
Shqipëria në Panairin Fitur në Madrid, Kumbaro: Garanci suksesi për vitin 2025
22 Janar, 14:03
-
46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 kalimtarë, disa të plagosur
22 Janar, 13:55