Durrës, fshehu 55 kg kanabis në kamion, arrestohet shoferi, në kërkim një tjetër (VIDEO)

DURRËS- Një shofer i një kamioni tip 'Scania' tentoi të trafikojë jashtë vendit 55.5 kilogram kanabis. 35- vjeçari M.P., u arrestua menjëherë nga Policia Kufitare pas kontrollit në portin e Durrësit. 

Ndërsa një tjetër person, R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë është shpallur në kërkim për të njëjtin rast. Droga ishte fshehur nga M.P., në pjesë të ndryshme të kamionit por Policia e pikasi pas kontrollit me qen antidrogë. Ajo ishte e vendosur në 14 pako.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Pakot me kanabis të sekuestruara në portin e Durrësit

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar