Një pjesë e mirë e zonës së plazhit të Durrësit ka vuajtur mungesën e energjisë elektrike këtë të diel. Shkak është bërë shkëputja e linjës së transmetimit gjatë gërmimeve për ndërtimin e një muri rrethues përpara një ndrëtese. Fatjon Xh., teksa punonte privatisht pranë banesës së tij, ka dëmtuar fiderin 20 kV, i cili furnizon me energji elektrike zonën e Shkallnurit (pranë zonës së Plazhit, Plepa, Durrës).

Siç duket edhe nga fotot, kabëlli nëntokësor ka pësuar dëmtime në disa vende, duke sjellë kështu shkëputjen e energjisë elektrike. 


(Kabëlli i energjisë i dëmtuar gjatë gërmimeve)

Menjëherë pas konstatimit të dëmit, OSHEE Durres kreu denoncimin në polici ndaj personit, i cili aktualisht ndodhet në komisariat, ndërsa nga ana e teknikëve tanë po punohet per riparimin e dëmit dhe rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.