Gjatë punimeve për ndërtimin e një pallati të ri në qytetin e Durrësit, punëtorët kanë zbuluar aksidentalisht dy predhave luftarake të paplasura.

Predhat u zbuluan si rezultat i punimeve nga një firmë ndërtuese, e cila po punon për ngritjen e një ndërtese të re. Nga hetimet paraprake mendohet se predhat i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Punonjësit e firmës ndërtuese, ku janë gjetur predhat e artilerisë së rëndë me peshë 50 kg kanë lajmëruar menjëherë forcat e policisë xheniere, të cilat do bëjnë pastrimin e zonës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje duke izoluar zonën. Në një perimetër të gjerë, uniformat blu kanë bllokuar lëvizjen e njerëzve me frikën se predhat mund të plasin.