Një grua e moshës 81 vjeç me iniciale H.T., është gjetur ditën e sotme e mbytur në plazhin e Durrësit.

Sipas policisë, gruaja u gjet në lagjen numër 13, 200 m larg Urës së Dajlanit.

Identifikimi i saj është bërë nga familjarët të cilët janë njoftuar përmes medias pas njoftimit të dhënë nga policia.

Mësohet se ajo vuante nga skleroza dhe  ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm.