Një person i seksit mashkull rreth 40-45 vjeç është gjetur i mbytur në det, në zonën e Hamallaj, të Durrësit.

Viktima është 1.76 cm I gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra(pak të thinjura)dhe ka të veshur një palë rrobabanjo ngjyrë blu me mbishkrimin"Sport".

Nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Personi i mbytur ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal Durrës.

Policia vijon hetimet për identifikimin e viktimës.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com