DURRES-Një fëmijë rreth 12 vjeç me inicialet L.L. është gjetur i mbytur te vaskat e peshkut mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 te ish-Këneta.

Ai ishte zhdukur që ditën e djeshme dhe është gjetur paraditen e sotme te vaskat e peshkimit nga familjarët.

Nga të dhënat e para dyshohet se i mituri ka qenë duke u larë me shokët, ndërsa është mbytur.

Trupi është nxjerrë dhe ndodhet në morgun e spitalit të Durrësit, ndërsa policia vijon hetimet.


Rrobat e 12 vjeçarit