Nuk ka të ndalur kalimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë përmes Porti të Durrësit. I vetmi ndryshimi në dërgesën e fundit të kapur, ishte se nga fshehja e saj në kontejnerët me banane  ka 'kaluar' në kontejnerët me peshk dhe nënproduktet e tij.

Policia e Kufitare e Porti të Durrësi sekuestroi një sasi prej 7 kg kokaine, sasi që duhet theksuar se ishte e kontrolluar pasi në të ishte vendosur një GPS. Kokaina vinte nga Ekuadori dhe ishte e fshehur në pjesën e kapakëve të ventilimit të kontejnerit. Ajo ishte e ndarë në 7 pako me peshe totale 7 kg. Kontejneri ishte i stivosur në zonën e kontejnerëve me risk, ndërsa sinjalizimi për policinë shqiptare ishte dhënë nga DEA Amerikane, e cila kishte vendosur dhe GPS në kokainë. Ndërkohë që vijojnë kontrollet në kontejnerin e kompanisë 'Fish Co'.

Ngarkesa vinte në vendin tonë për llogari të firmës “Fish Co”, me qendër në Tiranë, ndërsa në pranga u vu administratori i saj, Denis Doda, 35 vjeç

Denis Doda rezulton edhe bashkëpronar i dy kompanive të tjera me seli në Durrës që merret me impor-eksportin e peshkut. Doda rezulton bashkëpronar i tyre me dy shtetas të ndryshëm italian.

Brenda disa ditësh në muajin korrik janë kapur 3 dërgesa me kokainë në kontejnerët e kompanisë "Alba Exotic fruts" në Portin e Durrësit. Më 13 korrik kompanisë iu gjetën dhe sekuestruan 11 kg e 675, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e po të njëjtës kompani. Edhe 6 ditë më parë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë në kontejnerët e kësaj kompanie në vijim të operacionit “Rada" që ka nisur disa javë më parë.  

Foto nga peshimi i drogës së sekuestruar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:26
U arrestua në Durrës për 7 kg kokainë, ja kompanitë e Denis Dodës

Denis Doda rezulton se është pronar i kompanisë "FISH CO", në kontejnerin e të cilës u kap 7 kg kokainë. Sipas QKB-së kjo kompani është themeluar në 2019 dhe me vendndodhje në zonën e Kasharit në Tiranë. Kjo kompani merret me Import- eksport, tregtim peshku dhe produkteve të peshkut,materialeve të peshkimit dhe lundrimit. Import- eksport, tregti me shumicë e pakicë mallra të ndryshme ushqimore, industriale, bujqësore, blegtorale, pije të ndryshme, artikuj higjeno-sanitarë, detergjentë,  artikuj kozmetikë etj.

Kliko këtu për të aksesuar ekstraktin e kompanise "FISH CO"

Doda rezulton se është bashkëpronar edhe me dy kompani të tjera, ku është bashkëpronar me shtetas italian, ku të dyja merren me Import-Eksport e peshkut, përpunim të peshkut dhe i nënprodukteve te tij. Dosa është ortak në kompaninë "GAMBERO ROSA" me seli në Durrës e themeluar në 2020 dhe në kompaninë "OCCHIO VIVO" e themeluar në 2018 po me seli në Durrës.

Kliko këtu për të aksesuar ekstraktin e kompanise "OCCHIO VIVO"

Kliko këtu për të aksesuar ekstraktin e kompanise "GAMBERO ROSA"