DURRES-Rrëzohet kërkesa e bashkisë së Durrësit për heqjen e masës për pezullimin e punimeve për projektin Veliera në zonën arkeologjike ‘A’ të ‘Velierës’. Gjyqtari i çështjes, Petraq Curi, pasi ka dëgjuar palët ka vendosur të lërë në fuqi vendimi i muajit shkurt 2017 për pezullimin e punimeve pas kërkesës së shoqërisë civile.

Sipas gjykatës, prokuroria nuk ka bërë hetimin e plotë të situatës me ekspertë arkeologjik por ede ekspertë ndërtimi për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me dëmtim të objekteve arkeologjike apo jo, madje për këtë ka pasur edhe debat mes gjyqtarit dhe prokurores së çështjes. 

I pranishëm në gjykatës si palë në proces, ambientalisti Sazan Guri, u shpreh se me zbatimin e këtij projekti janë kryen 9 shkelje

“Kemi të bëjmë me 9 shkelje, 3 prej të cilave janë vepra penale, 3 civile ddhe 3 adminstrative” u shpreh Guri.

Pasi dëgjoi edhe pretendimet e bashkisë, e cila kërkoi që ti hapet rrugë punimeve gjykata vendosi ta rrëzojë kërkesën dhe të lërë në fuqi vendimin e pezullimit deri në paraqitjen e raportit të ekspertëve, për të cilën u ngarkua prokuroria. 

“Bazuar në nenin 371 vendoset mospranimi i kërkesës së palës kërkuese,bashkisë Durrës” u shpreh gjyqtari Petraq Curri.

Projekti i Velierës shtrihet në dy zona arkeologjike në qytetin e Durrësit, ‘A’ dhe ‘B’, ndërsa çështja pret gjykimin në themel për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare. Agjencia Kombëtare e Arkeologjisë dhe Restaurimit kërkoi që të ndryshohej projekti i Velierës që të ruhet trashëgimia kulturore.

Në dy shkresa Agjencia Kombëtare e Arkeologjisë dhe Restaurimit, që drejtohet nga Kumbaro ka dërguar një material në bashkinë e Durrësit ku kërkon që të ndryshohet projekti dhe pasi të diskutohet ta paraqesë për zbatim. Ndërsa shoqëria civile ka kërkuar gjykim të cështjes në themel, ekspertizë dhe analizë nëse ka dëm arkeologjik.
 
Arkeologjia: Të ndryshohet projekti
Agjencia Kombëtare e Arkeologjisë dhe Restaurimit kërkoi që të ndryshohej projekti i Velierës që të ruhet trashëgimia kulturore.
 
Në dy shkresa Agjencia Kombëtare e Arkeologjisë dhe Restaurimit, që drejtohet nga Kumbaro ka dërguar një material në bashkinë e Durrësit ku kërkon që të ndryshohet projekti dhe pasi të diskutohet ta paraqesë për zbatim.
 
Bashkia pretendon se ka bërë projektin sipas ligjit, por megjithtë argumentet që paraqiti grupi i bashkisë së Durrësit, gjykata nuk i mori në konsideratë duke e rrëzuar.
 
Ndërsa shoqëria civile ka kërkuar gjykim të cështjes në themel, ekspertizë dhe analizë nëse ka dëm arkeologjik.