Durrës, goditet mjeku se u kërkoi
familjarëve të blinin një katate

DURRËS - Mjeku kirurg i Spitalit të Durrësit, Anton Ndoj është dhunuar në krye të detyrës nga dy persona.

Fillimisht ka qenë Adriatik Hoxha, me detyrë oficer në burgun e Fushe-krujes që është konfliktuar verbalisht me mjekun Anton Ndoj 43-vjeç, pasi sipas Policisë së Durrësit ky i fundit i kërkoi që të blinte një paisje (katater) për babai e tij që e kishte të shtruar në spital.
 
Sipas Policisë, pak minuta pas konfliktit verbal midis mjekut dhe 49-vjeçarit, në konflikt është përfshirë dhe djali 23-vjeçar Jurgen Hoxha. 23-vjeçari ka goditur kirurgun e Spitalit të Durrësit duke i shkaktuar dëmtime fizike.
 
Anton Ndoj: Hoxha më dhunoi pasi i kërkova të blinte për gjyshin e tij një paisje që nuk e kishte spitali
Nga ana e tij Mjeku Anton Ndoj, ka shpjeguar mënyrën se si ndodhi ngjarja. Sipas mjekut, Jurgen Hoxha e goditi duke i thyer krahun, ndërsa babi i tij më herët e kishte kërcënuar.

“Pa 2 orësh nga ardhja e të sëmurit vjen një çun i ri, i cili më kapi për rrobash, më godet dhe më përplas.  Uni i kërkova të blinte një paisje për të sëmurin, një paisje më të mirë jo ilaç, pasi ilaçet spitali i ka të gjitha.  Është katater urinar, është i posaçëm, përdoret kur pacienti ka hemorragji. Që në momentin kur hyri me pacientin në urgjencë ai filloi të thoshte se nuk e di ti ku punoj unë, ca bëj unë e gjëra të tjera.  Konflikti ka ndodhur 2 orë pasi ka ardhur i sëmuri, pasi ai ka dalë nga salla e operacionit. Kam frakturë në shpatull. Nuk duhet dhunuar mjeku, këto situata nuk janë të këndëshme në mjekësi. Po të shikosh edhe nga komentet është një akti i dhunshëm dhe që dënohet. Unë bëj një apel që të meren masa për këtë rast”, - tha kirurgi i Spitalit të Durrësit

Më tej mjeku thotë se në spital mungon siguria, për të cilën ai u bën thirrje autoriteteve të marin masa për rritjen e saj

"Mungon siguri sepse deri sa të vijë policia jo vetëm grushta dhe shkelma por edhe shumë gjëra të tjera mund të ndodhin", - thotë mjeku.  

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie

Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie