Durrës, dy të rinj grabisin argjendarinë, neutralizuan me elektroshok punonjësen

Një argjendari ka rënë pre e grabitjes në qytetin e Durrësit këtë të mërkurë. Dy persona, sipas dëshmitarëve kanë qenë të rinj dhe të pamaskuar, kanë grabitur argjendarinë Gj.Ngresi. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Tregtare, në lagjen nr.4.

Report Tv mësoi se autorët kanë neutralizuar me elektroshok punonjësen e argjendarisë dhe kanë marrë disa sende me vlerë si bizhu floriri dhe sende të tjera të çmuara e janë larguar menjëherë.

Policia është vënë në ndjekje të grabitësve dhe ngriti disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, por nuk mundi të bjerë në gjurmët e tyre. 

Njoftimi i policisë së Durrësit: 

Informacion paraprak.

Më datë 18.04.2018, në lagjen Nr. 4 Durrës, në një argjendari dy persona të paidentifikuar, kanë marrë një sasi bizhuterish dhe janë larguar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë