DURRES - Në KZAZ-në nr. 20 në gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës është bllokuar procesi i numërimit. Në këtë KZAZ ka shkuar ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, I cili ka kërkuar që një pjesë e komisionerëve të Partisë Socialiste të mos qëndrojnë në qendrat e numërimit. Sipas Halimit, kandidat I PD në qarkun e Durrësit kampi I majtë kishte më shumë komisionerë sec duhej në qendrat e numërimit në KZAZ nr 20.
Komisionerët e PD-së kanë bllokuar për rreth 30 min procesin e numërimit edhe në KZAZ-në nr 22 në gjimanzin “Leonik Tomeo”.
Ndërkohë, me ndërhyrjen e kryetarit të komisionit kërkesa e Halimit nuk është marrë parasyshë. Numërimi ka vijuar normalisht me të njëjtin numër komisionerësh nga PS.
Korrepondenti ynë në Durrës, Artur Korriku ka informuar se OSBE/ODIHR-i është vënë në dijeni për procesin e bllokimit. Ndërkohë që komisionerët e KZAZ-së nr. 25 e cila ndodhet në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” ranë dakord që të pushojnë deri në orën 15:30 dhe më pas të vijojë numërimin.
Në qarkun e Durrësit numërimi ka përfunduar vetëm në KZAZ-në nr.33 të Shijakut, ku koalicioni i majtë fiton me 344 vota diferencë në krahasim me koalicionin e djathtë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com