Durrës/ Hidhet në erë me tritol makina e efektives së policisë! Disa të shoqëruar, sekuestrohen kamerat e sigurisë (VIDEO)

Një automjet është hedhur në erë me tritol mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Automjeti tip “Audi” rezulton të jetë në pronësi të një efektiveje policie. Burime për Report Tv bëjnë me dije se, lënda plasëse është hedhur nga jashtë shtëpisë në afërsi të makinës, e cila ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së efektives së policisë, të identifikuar si Ornela Buraku. Mësohet se efektivja e policisë ishte beqare dhe jetonte me prindërit e saj.

Mësohet se, nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Burime për Report TV, bëjnë me dije se janë shoqëruar në mjediset e komisariatit persona të dyshuar, të cilët janë pyetur lidhur me ngjarjen, por ende nuk ka ndonjë rezultat konkret. Po punohet me kamerat e zonës për të zbuluar personat që kanë qarkulluar në zonë mbrëmjen e djeshme, që mund të ndihmojnë për të rënë në gjurmët e autorëve.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkaq, një grup pune i përbërë nga Prokuror, ekspertë xhenier dhe inspektorë të luftës kundër krimit po heton në dy pista: ajo e vendosjes së lëndës plasëse për shkak të detyrës, si dhe pista e ndonjë konflikti të mundshëm me banorët e lagjes.

Po ashtu, mësohet se efektivja, Buraku është punonjëse e njësisë operacionale në pranë DVP Durrës.

Vendi ku ishte parkuar makina

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:03
FOTO- Kush është policja që iu vu tritol në makinë gjatë natës

1580033403_policjadurres.jpg

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës  22:35 në banesën e një policeje, në qytetin e Durrësit u hodh nja sasi tritoli në makinën e saj, të parkuar afër shtëpisë. Report Tv mëson se ajo është identifikuar si Ornela Buraku, foton e së cilës Shqiptarja.com disponon. Dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 26/01/2020 16:54

    Bravo Ornela!! Prit sa te regjistroje prokuroriaprocedimin, merr kopjen dhe shko fito azil ne Zvicer si ca te tjere!! Futja kot e kujt i ka shkel vijen kjo??

    Përgjigju
  • Shefi: 26/01/2020 13:28

    Kjo police asht per burg o shoke ! Ka ba namin ne port kjo asht gjobvense . Me 400 mij lek rrog e del me q7

    Përgjigju
  • Tosi: 26/01/2020 12:26

    Police me q7 ? Sa e ka rrogen ? As per naft nuk i del roga se un kam vet q7 e di sa harxhon

    Përgjigju
  • Greta: 26/01/2020 11:56

    Epo fundi botes... Akoma ne polici qenka kjo hajdutja e portit. Te fuste duart ne xhep dhe kur ndonje mashkull i kishte me vrime xhepat nuk e linte dhe pa e pr... Veshtire t’ia gjesh kesaj se nga i ka ardhur. (Vetem po e ka vene vet, per ndonje azil, ose per mos ta transferuar nga Durresi)...

    Përgjigju
  • Lori: 26/01/2020 10:25

    Kriminelet duhen vra dhe djeg....vetem keshtu mund te shpetoj ky vend.Edhe bota e di qe vetem diktatura mund te bej njerez kto perbindesha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës