DURRËS – Një 35-vjeçar, punonjës në Portin e Portoromanos, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe duke humbur jetën këtë mbrëmje
Policia njofton se ka shoqëruar në komisariat personat përgjegjës për vdekjen e 35-vjeçarit të identifikuar me inicialet K.M..
“Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 15, Durrës, shtetasi K. M., rreth 35 vjeç, duke punuar tek Porti në Portoromano dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.