Vijojnë të shkaktojnë probleme  çështjet e pronës në Shqipëri. 

Dy vëllezërit Damin dhe Sami Bejko në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit këtë të martë kanë kërcënuar se do të hidhen nga tarraca e pallatit, pasi janë kundër vendimit të gjykatës e cila ka miratuar prishjen e godinës së tyre.

Ata janë kundër aksionit të Përmbarimit pasi ata pretendojnë se janë në proçes në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit nuk e ka dhënë vendimin e saj. Ata kërkojnë që të pritet vendimi i Gjykatës së Lartë.

Dy vëllezërit: "Mbrohet falsifikimi, nuk ndalemi'
“Mbrohet falsifikimi, certifikatat që kanë zotërinjtë është blerë në Hipoteka, në korridoret e saj, kjo është vërtetuar në Gjykatë.

Certifikata ka dalë 6 muaj me vonesë. Prokuroria fle gjumë. Në  rast se ndodh sërish, herë tjetër ndërmarrim aksion më ekstrem i kam marrë parasysh të gjitha. Derisa do të dal në rrugë të madhe nuk kam asnjë lloj zgjidhje.

Mund të ndodh si prindi i Korçës, i kam shkruar mesazh Kryeministrit. Këta njerëz duan të shkatërrojnë familjen nuk pyesin për njerëz të thjeshtë”,
shprehet njëri nga vëllezërit i cili tentoi të vetëflijohet.   



Përmbarimi i nxjerr nga banesa
Shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët.

Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve.

Por banorët pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme.

Për këto arsye, ata kanë deklaruar se nëse do t’i nxjerrin jashtë shtëpisë do të vetëvriten duke u hedhur nga pallati.

[gallery]23761[/gallery]
tentojne te hidhen nga pallati durres
(Dy vëllezërit kërcënojnë se do hidhen nga lartësia)
durres kercenojne se do hidhen nga pallati