Në kërkim nga Kosova për trafik njerëzish, arrestohet në Durrës pronari i 'Strip Club Shqiponja'! U denoncua nga një grup balerinash! Pritet ekstradimi

DURRËS-Dodë Rica pronari i rrjetit të lokaleve të striptizës “Club Shqiponja” u arrestua nga policia në Durrës, pasi siç thuhet zyrtarisht, drejtësia në Kosovë e akuzon për trafikim të personave. Rica, 47-vjeçar i lindur në Mirditë dhe me banim në Tiranë, u vu në pranga nga policia shqiptare, pasi Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masë “arrest me burg” në mungesë.

Një grup balerinash, shqiptare dhe të huaja, të cilat më herët kanë punuar në klubin në pronësi të Dodë Ricës në Prishtinë kanë bërë një denoncim ndaj tij në polici, mëson gazetrai i Report Tv Sokol Dema. Ata e akuzojnë Ricën për trafikim të qenieve njerëzore, për sjelljen e tyre në mënyrë të jashtëligjshme për të punuar për të. Denoncimi në Prishtinë është bërë një javë më parë dhe për të janë njoftuar menjëherë autoritetet tona për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore të shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe agjencive në Kosovë, forcat e posaçme operacionale të Durrësit e lokalizuan të shpallurin në kërkim ndërkombëtar, në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar.

"Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Dodë Ric, 47 vjeç, i lindur në Mirditë", njoftoi Policia e Durrësit më 22 gusht. 

Pronar i lokaleve të natës Club Shqiponja” në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë prej vitit 2013, i cili ka hapur biznes edhe në Prishtinë në vitin 2022 me emrin tregtar “Cyborg Strip Club”, pritet të ekstradohet drejt Kosovës. Pas arrestimit, pritet të mbahet seancë në Gjykatën e  Durrësit, qytet ku Dodë Rica u vu në pranga, për të marrë vendim nëse do t’i dorëzohet drejtësisë në Kosovë.

Mediat në Kosovë ende nuk kanë dhënë shumë detaje mbi hetimet e nisura ndaj Dodë Ricës për trafikim të qenieve njerëzore, i cili sipas kërkimeve në disa shkrime të mediave online atje, është hetuar edhe më parë për evazion fiskal në lidhje me biznesin në Prishtinë.

Nga 2 nëntor 2017 deri më 21 mars 2019, përmes biznesit “Shqiponja Strip Club”, Dodë Rica u hetua pasi dyshohej se ka kryer shmangie tatimore në shumën prej 36 mijë e 389 euro. Dodë Rica ka hapur pika të 'Stript Club Shqiponja' edhe në Kosovë e Shqipëri. Në 2020, Dodë Rica ka hapur në Kosovë ‘Hotel Jakova’ dhe në 2022  “Cyborg Strip Club”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
FOTO + VIDEO/ Nga takimi me Talat Xhaferrin, ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, te qitja në poligon! Kush është pronari i 'Strip Club Shqiponja' që u arrestua për trafik njerëzish

Dodë Rica, pronari i rrjetit të klubeve të striptizmit ‘Shqiponja’, u arrestua sot në Durrës. Ai akuzohet nga autoritetet e Kosovës për trafik njerëzish dhe ndaj tij është caktuar masa arrest me burg në mungesë.

Shqiptarja.com sjell disa foto të Dodë Ricës, i cili ka shtrirë një rrjet biznesesh në Kosovë. Mirditori, 47-vjeçar, dallohet në një foto me Talat Xhaferrin, kohën kur ishte kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Krah tyre është edhe ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj.

“Me 2 miqtë e mi të shtëpisë me Deputetin PD Z. Azgan Haklaj Haklaj dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës se Maqedonisë Z.Talat Xhaferri”, shkruante Dodë Rica më 2019.

Po ashtu, në një prej bizneseve të tij, ‘Hotel Jakova’, Rica ka pritur në ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

“Një kënaqësi të ndaja një pasdite të mrekullueshme me Ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë Veriore Z.Gjergj Dedaj ne Restaurant Bar Casa de Oro në Hotel Jakova”, shkruante ai në mars 2021.

Shqiptarja.com sjell edhe një video të Dodë Ricës ndërsa gjuan me armë në Poligon, e nuk mungojnë as fotot me puro në rrjete.

Rica ka qenë edhe më herët i hetuar nga autoritetet në Kosovë. Nga viti 2017 deri më 21 mars 2019, përmes biznesit “Shqiponja Strip Club”, Dodë Rica dyshohej se ka kryer shmangie tatimore në shumën prej 36 mijë e 389 euro dhe u vu në hetim. Në Kosovë, ai ka hapur edhe ‘Hotel Jakova’, si edhe ‘Cyborg Strip Club’.

Xh.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Did pill ndoj: 22/08/2024 13:13

    Kto gabelt e veriut kan nji ngjashmeri te frikshme me Romunet, flori dhe pisllek

    Përgjigju
    • Babi: 22/08/2024 16:22

      Romunët si rrac jan Ilire kështu që nuk ka asgjë për tu habitur dhe përsa i përket xhelozis tënde që floririn e shiko në ëndërr të them të marrësh një gur dhe të çash kokën. Ps. Ta shkapërdhefshin gabelt e veriut fisin në çdo vrim t’ndryshme o bythqirr…

  • Populli trim: 22/08/2024 12:43

    Stripclub patriotik paska qene. Do na ftohet shqiponja pa pupla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë