Durrës - Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas një aksidenti në aksin rrugor Plepa-Shkozet.

I riu në gjendje të dehur në timon u përplas me motorin që po lëviznin dy punonjës të policisë.

Fatmirësisht dy policët të cilët ishin në krye të detyrës, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. I., 33 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Plepa–Shkozet, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me motomjetin e Policisë, në të cilin ndodheshin dy punonjës të Policisë Rrugore që ishin në shërbim. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.