Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka përfunduar Kreshnik Nazeraj (Nazëraj), 34 vjeç, banues në Cakran, Fier, I cili është dënuar me 12 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë në vitin 2014.
Kreshnik Nazeraj ka vrarë me armë zjarri në vitin 2014 M. B. si dhe ka plagosur dy persona të tjerë me iniciale K.B.dhe R.M në lagjen “Ujë I Ftohtë” në Vlorë.
Njoftimi I policisë në lidhje me ngjarjen:
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar.
Ndalohet një shtetas I dënuar me 12 vite burg për veprat penale”Vrasje me dashje”dhe"Armëmbajtje pa leje".
Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të përsonave në kërkim, si rezultat të një operacioni policor të mirëorganizuar kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
• Kreshnik Nazeraj (Nazëraj)34 vjeç, banues në Cakran, Fier.
Nazeraj është kapur në ambientet e një pallati në lagjen Nr.17, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr.540 dt.10.11.2014 e ka dënuar 12 vjet burg për veprat penale “Vrasja me dashje"dhe "Armëmbajtje pa leje",parashikuar në nenet 76 dhe 278/2 të K.odit Penal.
Shtetasi I mësipërm, më dt.06.01.2014, në lagjen "Uji I Ftohtë", Vlorë përballë një hoteli është konfliktuar dhe ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. B. si dhe ka plagosur shtetasit K.B.dhe R.M.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com








