DURRËS - Identifikohet kufoma e gjetur dje në plazhin e Durrësit tek zona e njohur si “Apolonia”. Ai quhet Ilir Cuni, banues në Tiranë, 41 vjeç.
 
Viktima kishte pasur me vete një dokument jo të tij identifikimi, i cili iu gjet në trupin e dekompozuar, ndërkohë që sot u arrit të bëhej identifikimi i plotë.
 
Nga veprimet e para hetimore rezulton se vdekja është shkatuar nga mbytja aksidentale. Para dy ditësh, ai ka telefonuar familjarët e tij dhe iu ka bërë me dije se do kalonte me not kanalin e Korfuzit, për të shkuar në Greqi. Kjo pasi ishte deportuar nga Greqia kohë më parë.
 
Ndërkohë, materialet iu përcollën prokurorisë dhe ende po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)