Një 37-vjeçar është vënë në pranga, pasi iu merrte para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë publike, e cila ishte e destinuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.
Nga kontrollet e ushtruara në subjekte të ndryshme ekonomike, me qëllim goditjen e rasteve të punësimit të të miturve, është vënë në pranga E. K., 37 vjeç, banues në Durrës.
Mësohet se i riu iu merrte para nga 300-500 lekë qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë, në lagjen nr. 1, hapësirë e cila ishte e destinuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.
Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 37-vjeçari shfrytëzonte si punëtorë në këtë biznes, dy shtetas 16 dhe 17 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.