Një javë pas apelit në Report TV, vila e pabanueshme në Durrës ende e pashembur! Pronari: Po rrezikohet shkolla dhe fqinjët (VIDEO)

DURRËS- Një vilë katër katëshe në lagjen 15 në Spitallë të Durrësit është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Godina ka pësuar dëme serioze dhe është shpallur e pabanueshme nga grupet e eksperteve në terren.

Pronari i shtëpisë Ahmet Xhuxhi kërkon që t’i shembet banesa pasi godina përbën rrezik për një shkollë që është ngjitur me të dhe shtëpitë e tjera pranë vilës. Ahmet Xhuxhi thotë se shtëpia rrezikon të shembet nga momenti në moment çka do rrezikonte fëmijët të cilët zhvillojnë mësim në shkollën ngjitur.

"Me tërmetin që ra mua më është shembur shtëpia. Dhe këtu ka ardhur polici i zonës ka vënë shiritin, erdhën ekspertët e panë shtëpinë, e kanë nxjerrë të pabanueshme dhe ne çdo ditë p shkojmë të interesohemi dhe asnjë përgjigje nuk po marrim. Këtu shqetësimi më i madh është që këtu kemi një shkollë ngjitur me shpinë, që rrezikojnë kalamajtë. Shqetësimi im më i madh është komshia mbrapa rrezikon edhe banesat e tjera dhe shkolla. Kërkoj që të më shemben shpia", tha Xhurxhi. 

Nga tërmeti i 26 nëntorit me 51 viktima u dëmtuan dhe shumë pallate dhe banesa private. Grupet e eksperteve vijojnë punën në terren për verifikimin e dëmëve të godinave.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë