Durres- Janar-nëntor, përpunohen 195 mijë ton mallra më shumë në portin deta
DURRES, 14 dhjetor/ATSH- G. Kabashi/. – Gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2014 në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 195 mijë ton mallra më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit paraardhës. Statistikat e publikuara nga drejtoria e Autoritetit Portual, bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhe nga anijet dhe tragetet janë […]
DURRES, 14 dhjetor/ATSH- G. Kabashi/. - Gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2014 në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 195 mijë ton mallra më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit paraardhës.
Statistikat e publikuara nga drejtoria e Autoritetit Portual, bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhe nga anijet dhe tragetet janë ngarkuar dhe shkarkuar 3 milion e 479 mijë ton mallra gjithsej, ose 6 përqind më shumë se sa në 11- mujorin 2013.
Sipas të njejtave burime, importet kanë shënuar një rritje prej 12 përqind, ose 213 mijë ton më shumë mallra se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar. Gjatë këtij viti anijet kanë shkarkuar në Durrës mbi 201 mijë ton grurë, afro 190 mijë ton koks,128 mijë ton skrap, etj.
Ndërkaq, eksportet kanë mbetur thuajse në të njejtat kuota me 1 milion e 521 mijë ton, ku bie në sy mallra si klinkeri, (235 mijë ton), çimento me paleta, (mbi 125 mijë ton) dhe prokatet e llamarinat, (më shumë se 115 mijë ton).
Tragetet e linjave në të njejtën periudhë kanë transportuar mbi 708 mijë udhëtarë, ose 53 mijë udhëtarë më shumë se sa periudha 11-mujore e vitit 2013. Treguesit e transportit me tragete kanë shënuar rritje, jo vetëm në numrin e udhëtarëve në hyrje dhe në dalje, por edhe në numrin e udhëtarëve shqiptarë e të huaj, shifra që janë rritur nga 2 deri në 10 përqind, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2013.
Rënie të lehtë ka shënuar vetëm transporti i autoveturave dhe ai i trajlerave, ndërsa numri i kamjonëve që kanë shfrytëzuar tragetet ka tejkaluar shifrën 52 mijë, ose 4 përqind më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2013. /a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
10 Janar, 21:10
-
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
10 Janar, 20:43
-
Jo vetëm zjarre shkatërruese, nis vala e plaçkitjeve në Los Anxhelos, thirret shtetrrethim
10 Janar, 20:43
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit
10 Janar, 19:50
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 19:48
-
Përmbysja zhyt Tiranën, Vllaznia merr komandën e Superligës! Zhgënjen Dinamo, Bylis ia bën ters 2025
10 Janar, 19:46
-
Pse larja e fytyrës një herë në ditë është më se e mjaftueshme
10 Janar, 19:41
-
Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë
10 Janar, 19:37
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30