Durrës, kapen 115 kg drogë Lazarati
që do çohej në Milano, 7 në pranga

Durrës, kapen 115 kg drogë Lazarati<br />që do çohej në Milano, 7 në pranga
DURRËS – Goditet një rrjet trafikantësh të lëndëve narkotike në Durrës, të cilët blenin kanabis sativa në Lazarat dhe më pas me makina e çonin drejt qytetit bregdetar për ta dërguar në Itali, në qytet e Milanos dhe Bergamo.
 
Gjatë ditës së sotme, Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e koduar “Start”, që kishte si qëllim goditjen e grupeve të trafikimit të lëndëve narkotike nga qyteti i Durrësit drejt Italisë. Sipas policisë, droga e sekuestruar kishte destinacion final qytetet e Bergamos dhe Milanos. Hetimet për operacionin në fjalë kanë filluar që prej dy mujash.
 
Në kuadër të tij u krye arrestimi në flagrancë i 7 personave, 2 të tjerë u shpallën në kërkim dhe nga ana jonë vazhdon puna për kapjen e tyre si dhe u sekuestrua sasia prej 115.3 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe 2.56 gr  lëndë  narkotike e llojit heroinë.
 
Janë arrestuar në flagrancë:
1- Sajmir Zotkaj, 27 vjeç, banues ne lagjen nr 7 Durres.
2- Ismir Plaku, 22 vjeç, banues ne lagjen nr 4 Durres.
3- Gazmir  Baruni, 27 vjeç, banues ne Durres.
4- Viktor Shkurti, 27 vjeç, banues ne Durres.
5- Geris Agasi, 22 vjeç, banues ne Durres.
6- Orges Shqopa, 28 vjeç, banues ne Durres.
7- Francesko Selishta, 19 vjeç, banues ne Durres.
 
U shpallën në kërkim  shtetasit si më poshtë :
8-K.B., 25 vjeç, banues në Durrës.
9-E.D., 32 vjeç, banues në Elbasan.
 
Nga hetimet e bëra, policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka arritur të dokumentojë këtë trafik. Sipas policisë, të arrestuarit e siguronin lëndën narkotike në fshatin Lazarat të Gjirokastrës ku pasi kryenin blerjen, me anë të 4 automjeteve  e transportonin drejt Durrësit, për t’a depozituar në dy banesa në zonën e plazhit; konkretisht banesat e shtetasve Geris Agasi dhe Orges Shqopa.
 
Në këto banesa kryhej edhe paketimi i lëndës narkotike në pako 1 kg, të cilat më pas, me anë të mjeteve të rënda të transportit të mallrave përcilleshin drejt Italisë, më konkretisht drejt dy qyteteve të destinacionit për t’iu dorëzuar atje grupeve të tjera për të cilat  hetimi po vijon edhe nga pala italiane.
 
Gjatë ndërhyrjes së kryer ditën e djeshme kapja e lëndës narkotike u bë e mundur në dy automjete Volsvagen Polo dhe Peugeot.
 
Në funksion të dokumentimit të veprimtarisë kriminale lidhur me hetimin në fjalë u sekuestruan edhe një sërë provash materiale si më poshtë:
-Automjeti Volksvagen Golf 4 me targa AA562 GK
-Automjeti Volsvagen Golf 5, me targa AA251 IE
-Volsvagen Polo, me targa AA355 GG, ne pronesi te Orgesit.
-Peugeot 206 me targa AA 120CX; mjet i marrë me qera nga Gerisi
-35 telefona celularë
-Sasia e lendes narkotike
Gjatë hetimit janë ndërmorrë edhe një sërë kontrolle banesash, verifikimesh, etj. Paraprakisht vlera e lendes narkotike të sekuestruar, në tregun italian mendohet se kapte vlerën e  120.000 Eurove.
Në realizimin e këtij operacioni është bashkëpunuar ngushtë edhe me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë. Materialet proceduriale të përpiluara iu kaluan Prokurorise për Krimet e Renda Tirane, per veprën penale “trafikim i narkotikeve, kryer ne bashkepunim, i mbetur ne tentative”.


droge me logo
(Foto: Droga e sekuestruar) Foto të tjera

Lajmi është publikuar fillimisht në orën 22:40 minuta të datës 08 Janar 2014 dhe është përditësuar në orën 11:54 të datës 09 Janar 2014

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim