DURRES- Një sasi prej 227 kg lëndë narkotike e llojit canabis sativa është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit.

Droga u gjet e fshehur në një kamion me targa AA 342 BU dhe kishte destinacion Italinë. Në pranga të policisë përfundoi drejtuesi i kamionit Besnik Yzeiraj, 38 vjeç .


Lënda narkotike ishte e ndarë në 114 pako me peshë afro 2 kg secila, shtuan burimet, sipas të cilave, sot rreth orës 03.00 është arrestuar drejtuesi i automjetit Besnik Yzeiraj, 38 vjeç, banues në lagjen 13 të qytetit bregdetar.

Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe nisi punën për zbardhjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.