DURRES-Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 shtetas italianë, pasi u është gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit kallashnikov. Ata janë kapur në zonën e portit të Durrësit, ndërsa përgatiteshin të udhëtonin me tragetin e linjës Durrës-Bari. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre policia ka gjetur armën e zjarrit tip kallashnikov dhe ka vënë pranga dy italianët, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet.

Ndërkaq në Kukës policia ka vënë në pranga shtetasin Fadil Sula, 51 vjec, pasi gjatë kontrolit të suhtruar në banesën e tij është gjetur një armë zjarri automatic dhe 3 karikatorë me 409 copë fishekë, model 56, kaliber 7.62 mm.
(jd/shqiptarja.com)