Durrës, kapen në port 8 kg heroinë
gati për tu nisur drejt Italisë

Durrës, kapen në port 8 kg heroinë<br />gati për tu nisur drejt Italisë
DURRES - Një sasi prej 8 kg heroinë u gjet e fshehur në automjet gati për tu transportuar drejt Italisë.

Droga është kapur në portin e Durrësit, gjatë kontrollit në mjetin me targa AP921PL. Sipas policisë heroina ishte fshehur në pjesën e dyshemesë së makinës, ndërsa u arrestua Ardian Rrustemi, 43 vjec nga fshati Shtoi i Ri në Shkodër.

Operacioni i kontrollit u krye mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta. Droga ishte e ndarë në 14 pako të veçanta. Policia tha se droga kishte si destinacion shtetin fqinj, Italinë.

Gjithashtu, 43 vjeçarit ju sekuestrua edhe shuma prej 120 euro, dy aparate telefonike celulare, 2 karta Sim. Policia vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike.


Ardian Rrustemi, heroina qe iu kap
(Foto: Droga e sekuestruar ne makinen e Ardian Rrustemit, ne portin e Durresit)

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi