DURRËS- Një sasi prej qindra mijëra eurosh është gjetur mesditën e kësaj të premteje të fshehura në një furgon që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë. Report Tv ka mësuar se bëhet fjalë për 522 mijë euro të padeklaruara që ishin fshehur në tavanin e furgonit, pranë impiantit të kondicionerit. Burime bëjnë me dije se është arrestuar pronari, njëkohësisht edhe shoferi i autobusit, Elidon Çela 32-vjeç si edhe janë ndaluar edhe 2 bashkëpunëtorë të tij, D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit.
Ky operacion i koduar 'Eurot' ka ardhur si rezultat i një hetimi njëmujor. Uniformat blu kanë pasur informacione se në brendësi të furgonit kishte të fshehura sasi të madha eurosh. Ai është ndalur për një kontroll të imtësishëm ku janë zbuluar plot 522 mijë euro, por jo vetëm. Si rezultat i kontrollit janë gjetur edhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).
Report Tv sjell videon e furgonit të linjës Padova - Lushnjë me targa AA 633 FZ, në të cilën arrihet të kuptohet edhe vendi se ku ishin fshehur paratë. Këto të fundit ishin në prerje të ndryshme, 10, 20, 50 dhe 100 euro të ndara në 6 qese plastmasi, marketi. Operacioni u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit.
Çela ka mohuar që të ketë lidhje me eurot e gjetura, teksa ka refuzuar që të flasë më tepër pa praninë e avokatit mbrojtës.
“S’kam lidhje. Kërkoj avokatin tim mbrojtës. Vetëm në prani të tij do të flas për policinë”, ka deklaruar Çela.
Megjithatë, hetimet kanë nisur e ndaj 32-vjeçarit rëndojnë 7 akuza për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", "Kontrabanda me mallra të licencuara", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Fshehja e të ardhurave". Policia dyshon për të tjerë persona të përfshirë.
Kush është Elidon Çela?
Elidon Çela është pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova. Report Tv ka mësuar se ai nuk është një emër i panjohur për policinë. Kjo sepse edhe më herët është kapur duke transportuar para të padeklaruara, por në sasi më të vogla si edhe është kapur disa herë duke sjellë në Shqipëri mallra të vjedhura.
Ka përfunduar numërimi i eurove të gjetura të fshehura në furgon. Mësohet se janë gjetur 522 000 euro të padeklaruara. Mirëpo jo vetëm kaq. Nga sa mësohet, në furgon kishte edhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).
Njoftimi i policisë së Durrësit
Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit.
Sekuestrohen rreth 522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje). Vihen në pranga drejtuesi i furgonit ku u gjetën shuma e eurove dhe mallrat, si dhe 2 ndihmësit e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor në lidhje me tentativën për të futur një sasi të madhe eurosh të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara, në vendin tonë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit të Durrësit dhe autoritetet doganore në këtë port, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Eurot”.
Në kuadër të operacionit është ndaluar furgon i linjës Padova – Lushnjë, me drejtues shtetasin E. Ç., 32 vjeç. Gjatë kontrollit paraprak, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.
Furgoni është kthyer për kontroll të specializuar, nga Task Forca permanente që përbehet nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të portit, pasi disponohej informacion nga Policia, se në brendësi të furgonit kishte të fshehura sasi të madha eurosh.
Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të furgonit janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 522 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mallrat e dyshuara të kontrabanduara që u gjetën në brendësi të furgoniit (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i shtetasve:
Ç., 32 vjeç, banues në Lushnje, pronar dhe drejtues i furgonit; D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimn dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Report Tv ka mësuar se përveç pronarit, njëkohësisht edhe shoferit të furgonit, Elidon Çelës, janë arrestuar edhe 2 ndihmësit e tij. Burime zyrtare bëjnë me dije se janë vënë në pranga D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të furgonit.
Policia ka publikuar videon nga sekuestrimi i parave në furgon. Siç mund të shihet, paratë ishin të fshehura në zonën e kondicionerit.
Report Tv ka siguruar foton! Ky është Elidon Çela, pronari i kompanisë “Buon Aventura” ku u gjetën 500 mijë euro të padeklaruara. Çela është pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova.
Elidon Çela është pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura”. Report Tv ka mësuar se ai nuk është një emër i panjohur për policinë. Kjo sepse edhe më herët është kapur duke transportuar para të padeklaruara, por në sasi më të vogla si edhe është kapur disa herë duke sjellë në Shqipëri mallra të vjedhura.
Paratë e fshehura në autobus u kapën nga skaneri. Report Tv sjell foton, ku shihet gjurma e zezë e lënë në skaner, teksa është e nënvizuar edhe më të kuqe me alarmin “red”.
Report Tv ka arritur që të sigurojë foton e sasive të parave të kapura në Portin e Durrësit. Siç mund të shihet në foto, paratë ishin në prerje të ndryshe 50 euro, 10 euro të futura në qese supermarketi.
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht foton e furgonit ku ishin fshehur rreth 500 mijë eurot e padeklaruara. Ai po vinte nga Bari i Italisë, teksa sasia e parave ishte fshehin në tavanin e furgonit, pranë kondicionerit. pronari i këtij furgoni ishte Elidon Çela.
Report Tv ka mësuar se shoferi i furgonit ku u gjet sasia prej rreth 500 mijë euro të padeklaruara është Elidon Çela. Nga sa mësohet lekët ishin të futura që qese.
Oo Gazheli a di gje valle apo prap shpifje do thoje.
PërgjigjuBravo qeveria Rama, kaq ta bej dhëmbin krimi, sta kalon dot. Sa tkemi Ramën sna gjen gje nga putini
PërgjigjuElidoni eshte super cun, nuk mendoj qe e ka bere vete, e ka pase biznesin prej 25 vitesh. Me shume mundesi ja kane bere shoferet.
PërgjigjuKu qendron problemi ketu? Ky i shkreti thjesht po i sillte qe te perfitonte nga amnistia fiskale, madje mund te sillte dhe 1.5 milion te tjera...
PërgjigjuBllokoni lekun qe del e jo ate qe hyn ne Shqiperi.
PërgjigjuI sjellin per te blere beton dhe me pas betonin e shemb termeti
PërgjigjuJane leket e djerses qe duhen amnistuar..
PërgjigjuKapin keta fakirate si bine lekun ne shqipnin. Kurse ata si e zjerrin jashte nuk i kap kush.
PërgjigjuE nxjerrin nga jashte si droge dhe e kthejne mbrapsht ne euro. A nuk eshte e njejta gje?
Keto jane para "emigracioni" qe kerkon Edvini me legalizu.
PërgjigjuE ça pastaj? Me djerse e gjak i bejne. Ta legalizojne drogen dhe pakesohen shkelesit e ligjit e zbrazen burgjet.