Durrës, kapet 180 gr heroinë
tre në kërkim, 1 në pranga

Një operacion antidrogë në qytetin e Durrësit ka çuar në sekuestrimin  e  179 gramëve kokainë si dhe ka çuar në arrestimin e një 39 vjeçari dhe vendosjen në kërkim të tre personave të tjerë.

Në pranga ka rënë 39- vjeçari Bledar Tahiri, ndërsa janë shpallur në kërkim E.K, 36 vjeç, E.R 34 vjeç dhe LÇ, 39 vjeç.

Sasia e heroinës së sekuestruar ishte e ndarë në 30 doza, ndërsa është sekuestruar gjithashtu edhe një peshore elektronike dhe një aparat celular.

Sipas hetimeve të deri tanishme, Bledar Tahiri, në rolin e ndërmjetësit i’a blinte drogën E.K. dhe më pas u’a shiste shtetasve E.R. dhe L.Ç. kundrejt një pagese.

kokaine droge bledar

kokaine droge bledar

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar"Bridge".

Operacioni nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Durrës godasin një rast të drogave të forta.

Sekuestrohet Heroinë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi rreth 3- mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur goditjen e një grupi që shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë.

Është finalizuar me sukses operacioni antidrogë i koduar "Bridge".

U arrestua në flagrancë shtetasi:

• Bledar Tahiri 39 vjeç, banuese në Shijak.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

• E. K. 36 vjeç, banues në Shijak;

• E. R. 34 vjeç, banues në Durrës;

• L. Ç. 39 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 14.12.2017, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar, në qendër të Shijakut, shtetasi Bledar Tahiri u kap në flagrancë dhe I’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• rreth 179 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë e ndarë në 30 doza.

• një peshore elektronike;

•një aparat telefoni celuar.

Nga hetimet e kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasit e mësipërm janë të përfshirë në veprimtari kriminale ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë në zonën e Shijakut dhe të Durrësit.

Bledar Tahiri, në rolin e ndërmjetësit I’a blinte lëndën narkotike shtetasit E.K. dhe më pas u’a shiste shtetasve E.R. dhe L.Ç. kundrejt një pagese.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Bledar Tahiri dhe E.K. parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

• ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasve E.R. dhe L.Ç. dhe E.K. parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë