DURRES- Rreth 500 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar nga policia kufitare në Portin e Durrësit, gjatë imbarkimit të një prej trageteve të linjës Durrës-Bari. Sipas policisë në orën 22:15 të së martës u kap në flagrancë shtetasi Fatmir Doja, 46 vjec , banues në Spille të Kavajës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin e tij tip “IVEKO” me targa AA366 JJ, u gjetën të fshehura 320 pako të mbështjella me natriban me lëndë të dyshuara si kanabis sativa, përafërsisht 500 kg.
Lënda narkotike u gjet në dyshemenë e kamionit, i cili po udhëtonte drejt barit në Itali.
Ndërkohë strukturat kundër drogës po vijojnë punën për peshimin e lëndës narkotike të sekuestruar.
Nga hetimet e para droga kishte si destinacion Breshian në Itali.
Policia po punon për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik, si dhe pritësit në shtetin italian.
Lajmi fillimisht u publikua më 19 gusht
Redaksia Online
(e.s/g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com