Durrës, kapet në port me 4.6 kg
kanabis, arrestohet 28 vjeçari

Një rast trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike në Portin e Durrësit është goditur nga policia.

Mbrëmjen e djeshme u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit, Pashk Kola, në mjetin e të cilit është gjetur lënda narkotike.

Në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, policia ka goditur një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin furgon tip "Fiat", me targa AA 246 PU, drejtues i të cilit ishte Pashk Kola, 28 vjeç, pas skanimit që i’u bë mjetit në pjesën e përparme të tij, të dera e shoferit është gjetur lënda narkotike.

Menjëherë policia ka sekuestruar 4.6 kg lënde narkotike e dyshuar si Marjuanë e lëngshme, si edhe u arrestua drejtuesi i fugonit, 28 vjeçari, Pashk Kola, banues në Lezhë.
Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike". 

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove