Durres- Një 26-vjeçar nga Durrësi dhe një 29-vjeçare nga Kavaja janë vendosur në pranga pasi akuzohen se kanë kërcënuar me thikë një drejtues taksie dhe i kanë marrë xhiron ditore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, 4 gusht në lagjen Nr.13, në vendin e quajtur rrethrrotullimi “ILIRIA” në plazh.
Autorët janë identifikuar si Agron Braha dhe Viola Bodlli. Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foto të autorëve të dyshuar që tashmë janë arrestuar si dhe taksia e grabitur.
Sipas policisë në momentin që ata hipën në taksinë me drejtues I. K.,.dyshohet se 26-vjeçari kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa vajza i mori një shumë parash (xhiron ditore) dhe u larguan nga automjeti.
Nga hetimet rezultoi se rreth orës 01:00, në lagjen Nr.13, në vendin e quajtur rrethrrotullimi “ILIRIA” në plazh, këta shtetas hipën në automjetin taksi me drejtues shtetasin I. K. Në momentin që hipën në makinë, shtetasi Agron Braha dyshohet se kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa shtetasja Viola Bodlli i mori një shumë parash që taksisti kishte në makinë (xhiron ditore) dhe u larguan nga automjeti, informoi sot policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Njerzit me shume pak tru!!!
Përgjigju