Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe një në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt i Italisë, Hajri Ballën 53 vjeç dhe Fortuz Hajrin, 24 vjeç të dy nga Shijaku. Ndaj tyre kishte një urdhër arresti nga Gjykata e Venecias më 15 gusht 2015, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike" si dhe "Grup i strukturuar kriminal në Trafikimin e lëndëve narkotike" .
Ata dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që vepronte në Venecia, e cila u godit në bashkëpunim me policisë shqiptare në tetor të vitit 2015 gjatë operacionit Enigma, ku në pranga kanë përfunduar 21 persona. Kokat e këtij grupi ishin dy vëllezërit Altin dhe Emiljano Hajro, ndërsa i arrestuarit Fortuz Hajri është kushëriri i tyre.

Ndërkohë, në pranga është vënë edhe 34-vjeçarja me inicialet E.I banuese në Durrës. Ndaj saj kishte një urdhër ndalimi për akuzën e "prostitucionit". Ndalimi i saj u krye në vijim të operacionit të koduar"Arkidea" më 13 prill 2016, ku u arrestuan në flagrancë 14 shtetas, 2 prej të cilëve pronarë hotelesh dhe tutorë në të njëjtën kohë, 2 tutorë të tjerë dhe 10 prostituta.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com