Këshilli bashkiak i qytetit të Durrësit ka miratuar listën e 118 familjeve që përfitojnë banesa sociale. 

Në mbledhjen e sotme Këshilli Bashkiak i qytetit të Durrësit miratoi me votat e PS-­së dhe PDIU­-së projektvendimin e paraqitur nga kryebashkiaku Vangjush Dako, “Për shqyrtimin dhe miratimin e tabelës së qirave për banesat sociale seksioni I për secilin tip apartamenti për lidhjen e kontratave me banorët përfitues”.
 
Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi listën e përfituesve me 27 vota pro. Këshilltarët demokratë braktisën mbledhjen pas debateve me kryetarin e Bashkisë Vangjush Dako për listën e përfituesve. 

durres

durres

durres

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)