Nga Durrësi sot nis  aksioni “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” fushata e ndërmarrë nga ministri i ri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

I ndare në disa faza, Ministri Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi lançoi nga Durrësi në një tryezë me kryetarët e bashkive ne vend, fillimin e operacionit mbarëkombëtar.

I ngjashëm me mega operacionin e energjisë elektrike kundër vjedhjes përsa i përket masave të ashpra penalizuese, Klosi foli për një mjedis të ndotur dhe aspak mikpritës për turistët.

Kreu i dikasterit tha se në katër vite është bërë shumë, por pa arritur rezultatin e duhur, pasi mbetjet urbane mbeten ende një nder problemet më te mprehta mjedisore.

Mjedisi nuk është zot pa mall, tha Klosi ndaj sot shpallim nismën e gjerë për një mjedis më të pastër, për tu shkëputur nga ndotja, si garanci për zhvillimin e turizmit

Aksioni do të zhvillohet në disa faza, duke përfshirë të gjithë territorin e vendit.

Gjatë zbatimit do të ketë masa  të ashpra penalizuese për të gjithe subjektet që shkaktojnë ndotje. 

Në këtë operacion mbarëkombetar në mbështetje të ministrisë së mjedisit dhe njësive vendore, do të jeni edhe një sërë institucione sic është ministria e Brendshme.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com