Durrës, kombëtarja nis përgatitjet
anti Itali, sot seanca e parë e stërvitjes

Durrës, kombëtarja nis përgatitjet<br />anti Itali, sot seanca e parë e stërvitjes
Ekipi ynë Kombëtar ka nisur përgatitjet për sfidën e 24 marsit që do të zhvillohet në Palermo kundra Italisë, e vlefshme për turin kualifikues të botërorit "Rusi 2018".

Seanca e parë stërvitore nisi në orën 17:30 dhe zgjati për rreth 80 minuta.

Menjëherë pasi morën udhëzimet përkatëse, ndihmësit e De Biazit nisën punën për përgatitjet në kuadër të përballjes historike kundër Italisë.

Fillimisht skuadra kreu nxehmjen e zakonshme e cila u mbikëqyr edhe nga vetë tekniku De Biasi, i cili e vashtronte situatën nga larg.

Seancën e parë stërvitore, italiani më pasaportë shqiptare e shfrytëzoi për të parë gjëndjen fizike dhe psikologjike të lojtarëve që ka grumbulluar për dy sfidat e radhës, atë të 24 marsit me Italinë dhe miqësoren me bosnjen në "Elbasan Arena" katër ditë më pas.

Kapiteni Agolli dhe mesfushori Abrashi kryen stërvitje të diferencuar, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës vazhdoi normalisht përgatitjet me ritme të larta.

Në seancën e parë stërvitore munguan Roshi, Bala dhe mesfushori Hyka, të cilët do ti bashkohën skuadrës gjatë mbrëmjes së sotme. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë