Një 32-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit pasi akuzohet se vetëm në 10 ditë ka kryer 3 vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar. Pas kallëzimeve nga qytetarët policia arrestoi të dyshuarin Iljaz Lufta.
Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari:
-më datë 20.11.2023, ka vjedhur pajisje në një banesë në lagjen nr. 14;
-më datë 23.11.2023, në lagjen nr. 8, i ka vjedhur një send personal, shtetasit I. O.;
-më datë 28.11.2023, në lagjen nr. 17, i ka vjedhur celularin dhe një shumë parash, shtetases Z. Sh., 66 vjeçe. Pamjet e këtij rasti u transmetuan në portalin “JOQ", më datë 28.11.2023.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.