Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet, përgjigjen studiuesit

Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet, përgjigjen studiuesit

Foto ilustruese

Aktiviteti fizik është një domosdoshmëri për çdo fazë të jetës, edhe gjatë tentativës për të pasur një fëmijë, ose gjatë periudhës së  shtatzënisë. Një prej këshillave më të zakonshme për fertilitetin është “ha mirë dhe bëj aktivitet fizik”, përpos vitaminave dhe ushqimeve që mund të konsumohen. Për shumë gra, aktiviteti fizik ndikon direkt në ciklin e periodave. Ndërsa për disa të tjera mund të sjellë edhe probleme me ngjizjen.

Edhe nëse nuk do të humbasësh peshë, ushtrimet duhet të jenë pjesë e rutinës suaj. Ushtrimet për 30 minuta në ditë zvogëlojnë rrezikun e fertilitetit. Ushtrimi i tepërt fizik, duke i kaluar 60 minuta aktivitet fizik në ditë, mund të kenë një efekt të kundërt, pasi mund të rrisin rrezikun e infertilitetit. Kur bëhet fjalë për llojin e stërvitjes, një rregull i përgjithshëm është t’i përmbahesh aktiviteteve që nuk të shterojnë energjinë.

Ushtrimet fizike ndihmojnë në ruajtjen e peshës së shëndetshme dhe përmirësojnë shëndetin kardiovaskular. Megjithatë, në sferën e fertilitetit te gratë, ushtrimet që marrin shumë energji dhe të lodhin mund të kenë një efekt negativ. Sistemi riprodhues është shumë i ndjeshëm ndaj mungesës së energjisë, e cila mund të vijë për shkak të lodhjes së madhe në stërvitje. Pesha trupore dhe përbërja e yndyrës së trupit kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në fertilitet.

Stresi i ushtrimeve nuk është shkaktari kryesor për fertilitetin, por i kombinuar me përpjekjen e trupit për të ruajtur energjinë, si dhe përshtatjet e metabolizmit, ndodhin ndryshime në hormonet riprodhuese në të gjitha nivelet. Përqendrimet e estrogjenit dhe progesteronit bien, duke rezultuar si një spektër i çrregullimeve menstruale, të lidhura me stërvitjen. Spektri mund të përfshijë çrregullime të rënda menstruale.

Hormonet përgjegjëse për ovulimin, GnRG, FSG, LH dhe estradioli nuk janë në nivelet e duhura kur teprohet me stërvitjen dhe kjo sjell edhe probleme me infertilitetin. Hormoni leptin, i cili është përgjegjës për oreksin dhe marrjen e yndyrës së shëndetshme dhe kalorive të mjaftueshme, është gjithashtu në nivele të ulëta. Kjo, mund të ndodhë nga ushtrimet fizike të cilat mund të kalojnë 7 orë në javë.

Si përfundim kryeni aktivitet fizik, por pa e tepruar me orë të tejzgjatura.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale