Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 39-vjeçar është arrestuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Njerku L.K., 39 vjeç, banues në Durrës është arrestuar pasi ka kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëshortes së tij, që ajo kishte nga martesa e parë. Denoncimi në polici është bërë nga vetë vajza e mitur dhe e ëma e saj, ku kanë deklaruar se 39-vjecari ka abuzuar seksualisht me 14-vjeçaren.
Sipas dëshmisë së vajzës, abuzimi ka ndodhur kur nëna e saj nuk ndodhej në shtëpi dhe ai ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike. Policia ka marrë masat, ka kryer vizitat mjekësore të vajzës dhe në prani të psikologes për të vërtetuar pretendimet e saj, ndërsa rezultate e ekspertizës pritet të dalin ditën e nesërme.
Edhe pse 39-vjeçari është arrestuar, policia është ende në fazën e dyshimit, pasi po heton edhe pistën se ngjarja mund të jetë një skenar i nënës dhe të bijës kundrejt njerkut.