Edhe media opozitare skpetike pas shfaqjes së marrëveshjes PD-LSI, që do t'i shërbejë vetëm Ilir Metës

Mediat e opozitës u shfaqën skeptike pas shfaqjes së organizuar sot nga PD dhe LSI të cilët nënshkruan një marrëveshje paszgjedhore për të fshehur dështimin e një marrëveshje parazgjedhore. Opozita u shfaq e bashkuar kur u përpoq të protestonte dhe kur përpiqej të rrëzonte  qeverinë e Edi Ramës, por tani që po lufton duke shpresuar të qeverisë, ajo është më e përçarë se kurrë. PD dhe LSI nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për ndarjen e vendeve të listave, dhe nëse sot konflikti ka shkaktuar ndarjen e opozitës së bashkuar në dy lista, le të imagjinojmë se çfarë do të ndodhë nesër, kur votat e LSI duhet të rezultojnë vendimtare për PD që përbëjë një shumicë. 

Në fakt, nuk ka dyshim se opozita për ndryshim e udhëhequr nga Luzlim Basha nuk ka asnjë shans të vetëm për të arritur 71 mandate, dhe për këtë arsye shpresa e vetme e krijimit të qeverisë do të varet nga sa mandate do te marre LSI. Ja pse marrëveshja e nënshkruar sot nuk përmban asnjë angazhim ose ndonjë nga pikat e paraqitura në programin e PD. Basha e di mirë në fakt që ekzekutimi i ''angazhimeve'' të tij nuk do të jetë në duart e tij, por në duart e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët me deputetët e tyre do të kushtëzojnë çdo zgjedhje. Duke konkurruar me një listë të veçantë, do ta bëjë këtë shantazh edhe më të fortë.

Në fakt, kjo marrëveshje do të vlente vetëm si alibi në dorë të presidentit Ilir Meta, i cili do ta përdorë për të ngarkuar Bashën të ndërtojë qeverinë e re me gruanj e tij në rast se PS do dalë si forca politika e parë, por pa kapur 71 mandate. 

Por ja cfarë shkruan sot '' Lapsi '', një media pranë opozitës, e cila gjithmonë ka mbështetur nevojën për një listë të vetme midis PD dhe LSI.

''Dy partitë më të mëdha të opozitës po mundohen të justifikojnë daljen e tyre veçmas në zgjedhje përmes një koalicioni simbolik për të qeverisur së bashku pas votës të 25 prillit. “Ky është një bashkim për të ndryshuar Shqipërinë. Tani ka ardhur çasti të bashkohemi, tani ka ardhur çasti të fitojmë së bashku për Shqipërinë, për familjet tuaja, për çdo shqiptar” tha Basha gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ku pika më e rëndësishme është ajo për ta ndarë pushtetin sipas asaj që partitë do të fitojnë në zgjedhje. Monika Kryemadhi e quajti atë një ditë historike për PD dhe PS por pa e shpjeguar se çfarë kishte të veçantë në këtë shfaqe.

Përtej luajtjes së himnit kombëtar, dhe ceremonialitetit të nënshkrimit marrëveshja nuk ka asnjë fuqi juridike, por vetëm simbolike. Ajo më shumë i ngjan një lloj justifikimi post faktum të faktit se përse opozita nuk doli e bashkuar në një front të vetëm kundër Ramës. Dhe më mirë se gjithçka kjo tentativë e sforcuar për bashkim artificial duket qartë në slloganin e koalicionit, që i ngjan një bashkimi mekanik të fjalës “shtëpia” që gjendet në slloganin e LSI që i është bashkangjitur “Shqipëria fiton” të PD. Bashkë ka dalë një frazë pa kuptim: “Shqipëria, shtëpia që fiton”.

Ana tjetër e marrëveshjes me 13 pika është fakti se branda saj nuk gjendet asnjë angazhim konkret dhe i fortë dhe as ndonjë afat për realizimin e ndonjë premtimi të caktuar. Më shumë drafti i firmosur i ngjan frazave parafabrikat si pika 11: ''Për zhvillimin real dhe të qenësishëm të kulturës dhe sportit''. Pra e thënë shkurt ngjarja e sotme qe më shumë një shfaqe për të zbutur një realitet: atë që PD dhe LSI, nuk bënë dot një koalicion mes tyre'' shkruan Lapsi.

  • Sondazhi i ditës:

    A do të shkoni të votoni në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

COVID-19/ Rama: 208 mijë vaksina të tjera zbresin pas pak orësh në Rinas