Krimi në familje trondit Durrësin/ Burri xheloz vret me thikë në zemër gruan 36-vjeçare (VIDEO)

DURRËS - Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit pasditen e sotme. Adriatik Kuka nga Korça vret gruan me thikë në zemër në zonën e Spitallës për shkaqe xhelozie të cilat kanë nisur pasi kjo e fundit ka nisur punë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të djalit 8-vjeçar i cili ka njoftuar dajën e tij. 

36-vjeçarja është dërguar në spital nga vëllai i saj, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ajo nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra. Mësohet se viktima është Hazbije Kuka 36 vjeçe. Ndërsa burri i saj është larguar nga banesa me makinë, menjëherë pas ngjarjes së rëndë. 

Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
DINAMIKA/ Burri vrau gruan me thikë në sy të djalit 8-vjeçar

1563549525_shtepiaazbijekuka.jpg

Adriatik Kuka vrau bashkëshorten e tij Hazbije Kuka në sy të djalit 8-vjeçar. Report tv mëson se ai ka njoftuar dajën, vëllain e viktimës i cili ka dëguar këtë të fundit në spital. Ajo nukmundi t'i mbijetojë plagëve të marra në zemër duke humbur jetën në spital.

Ora 19:31
FOTO/ Kush ishte gruaja që u vra nga burri për shkaqe xhelozie në Durrës

1563557495_AdriatikKukaHazbijeKuka.jpg

Report TV siguron fotot e viktimës dhe autorit të ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në Durrës ku Hazbije Kuka u qëllua me thikë në zemër nga bashkëshorti i saj Adriatik Kuka, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Ora 17:35
Daja i autorit që vrau gruan me thikë në zemër: Ishte xheloz, na turpëroi zonën (VIDEO)

Pas ngjarjes së rëndë e cila tronditi Durrësin flet daja i autorit që vrau gruan me thikë në zemër. Ai zbulon se çifti kishte konflikte për xhelozi. Daja i autorit thotë se ata nuk vuanin nga probleme ekonomike.

"E kam nip, djalë motre, na turpëroi zonën. Që kur ka hyrë në punë, bëheshe xheloz, por nëse bëhesh xheloz ndaje. Kishin një djalë. Ishte shumë çupë e mirë. Ai ishte në punë, punonte shofer i një drejtori të OSHEE nuk e di në Durrës në Tiranë. Nuk kishte probleme ekonomike. Një djalë kanë nja 8 vjeç. Korça nuk e ka në traditë të bëjë krime të tilla", thotë daja i autorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ik: 20/07/2019 09:24

    Vajza shqiptare ne se e doni jeten mos u martoni me shqiptar burrat shqiptar jane kafsha kafsha te gjithe te gjithe

    Përgjigju
  • Genti: 20/07/2019 02:05

    Po te ishte korça ne veri do e quanit malok

    Përgjigju
  • Erik: 19/07/2019 22:09

    Ngushellime familjes dhe keqardhje per djalin qe do rritet pa nene. Bastardi me mire te pije kocifoz per vete dhe te mbylli syte pergjithmone.

    Përgjigju
    • Mr Tahiri: 21/07/2019 11:55

      Ai ka vra veten me plazh te Sektorit ne Durres

  • Kafsha: 19/07/2019 21:26

    Nuk eshte burrë por b a j g ë !

    Përgjigju
  • Albani: 19/07/2019 19:47

    Burrecat vrasin femera,, ata meritojne burg te perjetshem.Ky burrec mori ne qafe femijet e vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin