Dhuna në familje në rënie në Tiranë, në Shqipëri fenomeni njeh rritje

TIRANE - Rastet e dhunës në familje vijojnë të jenë një nga problemet më shqetësuese për shoqerinë shqiptare. Duke iu referuar shifrave zyrtare, vetëm në qarkun e Tiranës, për 6 mujorin e parë të këtij viti janë denoncuar 225 raste.

Sipas burimeve, viktima të dhunës kanë qenë kryesisht femrat, gratë e vajzat. e ndërsa thuajse në të gjitha rastet gjykata u caktuar viktimave të dhunës, urdhër mbrojtje.

Por, duke e krahasuar me vitet e mëparshme, fenomeni i dhunës në familje është në ulje. Vetëm vitin e shkuar, në Policinë e Tiranës janë denoncuar 570 raste të dhunës në familje, e ndërsa në vitin 2017 janë janë denoncuar 596 raste.

Ndërkohë, ndonëse rastet e dhunës në familje janë në ulje në qarkun e Tiranës, shifrat tregojnë se në të gjithë vendin, numri i denoncimeve është në rritje.

Në vitin 2018, ka pasur gjithsej 4.411 raste, ku janë lëshuar 3037 urdhër mbrojtje. Ndërsa në 2017-ën janë raportuar në të gjithë vendin 4.005 të dhunës në familje.

Numrin më të vogël të rasteve e ka pasur viti 2013, me 3.020 raste dhune të denoncuara.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 19/07/2019 16:13

    Demokracija.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)