Noela ishte maturante me rezultate të mira, spikaste në aktivitete dhe veprimtaritë e gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës. Artiste, me ëndrrën për tu bërë piktore, jeta e saj u ndërpre në mes fatalisht pasi u prek nga meningjiti akut. Shokët dhe shoqet e klasës e përcollën në banesën e fundit, ndërsa sot mësimi u zhvillua me lot në sy. Në bankën e Noela Cakës janë vendosur trëndalifë të bardhë.

Kujtimi i saj gjendet kudo në muret dhe xhamat e shkollës që ajo aq bukur i dekoroi pak ditë para se të mbyllte sytë.

“Ne jemi në prag të festive dhe shumë nga pikturat dhe vizatimet janë dora e saj. Është e dhimbshme sa vijmë në shkollë shohim pikturat. E kemi Noelen këtu, do ti jap një diplomë në mungesë”, tha drejtori i shkollës Tomor Agalliu.

17-vjecarja, Noela Caka nuk kishte shfaqur asnjë problem shëndetësor, deri mëngjesin e së shtunës kur u shtrua me urgjencë në spitalin e Durrësit me temperaturë të lartë dhe prej andej u transferua në Tiranë, ku dhe ndërroi jetë.

“U shokuam të gjithë, orët e para të ditës së shtunë, rreth orës 3 të mëngjesit, temperaturë e lartë, s’ka pasur shqetësime më parë. Vajza ka qenë në shkollë gjithë javën e kaluar kanë ngrënë ëmbëlsirë me klasën e vet. Të njëjtën gjë ma konfirmon familja. E kanë çuar në urgjencë, këtu e kanë para familjarët dhe e kanë nisur për tiranë. Nuk ka zgjatur shumë 12 orë! Humbje e madhe për familjen dhe për ne. Dje (15 dhjetor) e përcollëm sic e meritonte me shumë nxënës të pranishëm, e mbuluar me lule, duke shpresuar se shpirti në parajsë”.

Ambientet e shkollës janë dezinfektuar, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë personat që kanë pasur kontakte me 17-vjeçaren. Po kështu, familjarët, mësuesit dhe nxënësit janë udhëzuar të mjekohen për disa ditë me antibiotik.

“Sot dita e parë me mungesën e saj por mësimi është zhvilluar normalisht, duke zbatuar rregullat nga Inspektorati Shëndetësor. Po kryhet dezinsentkimi dhe nxënësit duhet të përdorim një antibiotic sipas rekomandimit të mjekëve. Këtë e kemi postuar tek mësuesit dhe ata tek nxënësit. Kemi pasur dhe komunikimi dhe prindër të shqetësuar kanë pyetur. Ne kemi respektuar direktivat e shëndetësisë, tha m tej Tomor Agalliu Drejtori i gjimnazit “Leonik Tomeo”

Sakaq pasiguria në komunitet është rritur për shkak të vdekjes së papritur të adoleshentes nga meningjiti akut.

“Me bashkinë kemi kryer dezinfektimin e ambienteve. Duke respektuar çfarë na kërkohet nga institucionet përgjegjëse. Edhe para pak çastesh kemi qenë në kontakt për këto probleme. Uroj me shpirt të jetë rast i izoluar, të mos jetë ngjitësh. Të mos ketë probleme për nxënësit e tjerë, nesër shpresoj të jetë normal. Dhe sot normal ka qenë mësimi”.

Meningjiti Bakterial është sëmundje ngjitëse që prek membranën e trurit dhe është ngjitëse. Ka një shkallë vdekshmërie prej 10 për qind, por nëse diagnostikohet dhe trajtohet në kohë, shumica e të prekurve mund të shërohen.

1734359080_lulenebankene17vjecares.JPG