Ekskluzive/Adoleshentja nga Durrësi vdiq nga meningjiti akut, epidemiologia e ISHP-së: Shkoi në ekskursion me klasën në Voskopojë! Bëmë hetim epidemiologjik

Tirane- Një 17 vjeçare, nxënëse e gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës humbi jetën paraditen e 15 dhjetorit 2024 në spitalin infektiv të Tiranës për shkak të meningjitit akut.

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Donika Mema Bardhi epidemiologe tek Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) zbulon detaje të hetimit epidemiologjik. Javën e kaluar 17 vjeçarja, Noela Caka ka qenë në një ekskursion me klasën në Voskopojë, dhe të shtunën, 14 dhjetor, gjëndja e saj është rënduar. 

Si u zbulua rasti?

"Një vajza 17 vjeçe nga rrethi i Durrësit është paraqitur në spitalin e Durrësit duke u gdhirë data 15 dhjetor me shenjat e dyshuar meningit. Mjekët në urgjencë sigurisht e kanë vlerësuar rastin. Kanë bërë ekzaminimet e nevojshme. Kanë pyetur prindërit se kur i kanë nisur shenjat vajzës. Ata referojnë se shenjat kanë nisur menjëherë. Dhimbje koke shumë të fortë, të vjedha dhe menjëherë është paraqitur në urgjencën e spitalit. Mjekët duke bërë gamën e të gjitha analizave, laboratorike e ekzaminimin imazherik kanë vlerësuar që rasti është i dyshuar për meningit, sepse të vlerësohet meningit duhen analiza specifike. Menjëherë rasti është transferuar në urgjencën e spitalit infektiv.

Në momentin që ka mbërritur në spitalin infektiv është bërë sërish rivlerësim. Janë bërë analiza të tjera specifike. Janë bërë analiza biokimike dhe e lëngut cerebrospinal, ku ka rezultuar me një gleukocitozë shumë të lartë, fibriogjen shumë të ulët. Ajo që I ka vënë diagnozën është lëngu cerebrospinal që ka dalë me qeliza shumë të larta" tregon Donika Mema Bardhi epidemiologe tek ISHP

Hetimi epidemiologjik 

"Vajza para 1 jave, sipas hetimit epidemiologjik që është bërë në mënyrë të menjëhershme. Është identifikuar rasti dhe monitoruar në mënyrë perfekte. Vajza ka qenë në Voskopojë në eskursion me klasën. Është kthyer dy ditë më pas, pra të mërkurën, 11 dhjetor, ka pasur gjëndje virale, e cila sipas referimit të prindërve I ka kaluar shpejt. Të enjten ka qenë mirë deri të premten. Të shtunën ka ndodhur dhimbja e kokës në mënyrë të menjëhershme.

Ka nisur hetimin epidemiologjik duke nisur nga ecuria që ka pasur pacientja e deri tani. Është bërë kontrolli në vendin ku ka qenë goca, dhe kontaktet janë shumë ok. Janë kontrolluar dhe familjarët dhe prindërit e motrat e veta, apo njerëzit e tjerë që ka.  Është kontrolluar dhe personeli shëndetësor që i ka shërbyer pacientes, dhe në spitalin infektiv e deri tani nuk kemi asnjë problem. Është marrë profilaksia për të gjitha personat që flasim' tha Donika Mema Bardhi

Eksperja e ISHP-së thotë se nuk ka vend për panik por se duhet të bëhet kujdes

"Duke iu referuar 5 vjeçarit të fundit rastet janë shumë sporadike. Duke iu referuar vitit 2020 pas pandemisë nuk kemi asnjë rast të tillë. Në vitin 2021 nuk ka pasur raste. Në 2022 ka pasur dy raste, një në moshë pediatrike, një në moshë adulte. Në 2023 nuk ka pasur raste. Në 2024 është ky rasti. Janë raste sporadike e nuk duhet të jetë shqetësim por vëmendja duhet të jetë e lartë. Jo vetëm për meningitin por dhe sëmundjet virale. Edhe pse kemi pasur raste sporadike, ky është rasti i parë i vdekjes."

Deri tani konstatohet se nuk janë prekur as familjarët e as ekipi mjekësor 

Nuk ka raste të tjera të evidentuara. Familjarët e saj dhe ekipi mjekësor po trajtohen me profilaktit.
 

Kush janë shenjat e meningjitit?

"Shenjat kryesore janë Temperatura e lartë, dhimbje koke të forta, këputje, marrje mendsh, dhimbje të forta muskulare që të bëjnë të kërkosh ndihmën mjekësore menjëherë dhe të mos rrish në shtëpi për një kohë të gjatë"

A ka vend për shqetësim?

"Për mendimin tim, nuk ka nevojë për panik. Pra të trembemi. Ka nevojë për rritje ndërgjegjësimi për të shkuar sa më herët tek mjekët për çdo lloj shqetësimi që ata paraqesin e të mos marrin mjekim vetë në farmaci' tha epidemiologia Bardhi.

Intervista u dha për gazetaren e Report Tv dhe Shqiptarja.com Anxhela Gjiriti. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
Tragjike! Humbi jetën nga meningjiti akut, gjimnazi ku studionte e mitura: Nuk është e lehtë të gjenden fjalët kur zemra është e rënduar

Një 17-vjeçare nga Durrësi humbi jetën tragjikisht një ditë më parë (15 dhjetor 2024) pasi u prek nga meningjiti akut. 

Pas ngjarjes tragjike gjimnazi 'Leonik Tomeo' ku mësonte 17-vjeçarja kanë reaguar në rrjetet sociale ku shprehin ngushëllimet për vdekjen e vajzës dhe nxënëses që shkolla humbi.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta, të nxënëses tonë N.C., për arsye shëndetësore.

Të gjithë u mblodhën për ti dhënë lamtumirën e fundit të mirës, të dashurës, të qeshurës, piktores tonë N. Është e vështirë të përshkruhet dhimbja qe ndjejmë të gjithë.  Ky ishte një lajm i pabesueshëm.

Nuk është e lehtë të gjenden fjalët kur zemra është e rënduar nga humbja.

N., do të na mungosh pafundësisht por do të jesh gjithmonë në zemrat tona.

Qoftë shpirti yt në paqe!

Ngushëllime familjarëve!

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zakarel zaka: 16/12/2024 13:59

    PO TURP NUK JU VEJEN SI E KENI KATANDASIR ARSIMIN NE DURRES NGA DY FSHATARET THERMIJA DHE LIKA PO A I SHEF I MADHI KETO APO HIC

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Parashqevi Simaku pas shumë vitesh kontakton me vëllain dhe nipërit

Parashqevi Simaku pas shumë vitesh kontakton me vëllain dhe nipërit