Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, arestohen dy përgjegjisit tek 'Pespa Alumin' (EMRAT)

Fpoto ilustruese

Durrës- Një punëtor 50-vjeçar humbi jetën tragjikisht dje në Durrës (25 Nëntor), teksa ishte duke kryer procesin në makineritë e një firme të përpunimit të duraluminit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14., ku Dritan Nasufi, për shkak të dëmtimeve të rënda ka humbur jetën në spital. Policia nisi hetimet dhe sot (26 Nëntor) zbardhen detaje të reja nga kjo ngjarje.

Pasi ka kryer veprimet paraprake në vendngjarje pas aksidentit, bëri me dije se ka arrestuar në flagrancë dy përgjegjësit e firmës “Pespa Alumin”. Ata janë Leonard Haxhiu dhe Gentian Allkaj, që akuzohen për 'shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë'.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, arrestuan në flagrancë për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit Leonard Haxhiu, 47 vjeç, banues në Durrës dhe Gentian Allkaj, 52 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës për sigurinë në këtë firmë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga dinamika e ngjarjes e hetuar deri tani rezulton se viktima ka qenë duke pastruar një nga makineritë e përpunimit të aluminit dhe aksidentalisht i kanë ngecur rrobat. Për pasojë makinëria e ka terhequr pas vetes, duke i shkaktuar dëme serioze.

Nga verifikimet rezulton se 50-vjeçari ishte i siguruar dhe dokumentet ligjore të rregullta. Burimet policore bënë me dije se i ndjeri ishte anëtar i komunitetit rom.

 Dy të arrestuarit dhe një person i shpallur në kërkim akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ky është aksidenti i tretë i rëndë në punë brenda 7 ditëve. Të shtunën e 23 nëntorit ndërroi jetë në Kurbin, punëtori i përpunimit të interteve Fatmir Haxhiu. Ndërsa të mërkurën e javës kaluar u plagos rëndë punëtori i ndërtimit në Vlorë.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen