DURRES - Pakënaqësitë ndaj reformës territoriale vijojnë edhe pas miratimit të saj në Kuvend. Krerët e shumë njësive vendore e cilësojnë këtë ndarje të padrejtë, teksa shtojnë se përfaqësuesit e ministrisë së pushtetit vendor për asnjë çast nuk u konsultuan me grupet e interesit për të përcaktuar qartë piketat ku u bazua ndarja për njësitë e tyre vendore.
Bujar Huqi, kreu i bashkisë Manëz në Durrës në një prononcim për A1 Report argumenton edhe arsyet e pakënaqsisë sa i përket njësisë vendore që ai drejton.
“Një reformë që duhet të jetë gjatë dhe e shtrirë në kohë do të marri parasysh dhe shume faktorë apo grupe të tjera të personit apo grupe interesi. Ne kemi qenë të përfshirë në këtë reformë të plotësojmë atë pjesë të detyrimeve tona ligjore marrëdhënie shkresore me ministrinë e pushtetit vendor dhënie përgjigje dhe personalisht si kryetari bashkie kam qenë kundër kësaj ndarje territoriale.” tha Huqi
Ndërkohë edhe krerë të njësive të tjera vendore janë kundër kësaj ndarje territoriale.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO