DURRËS - Report Tv ka siguruar pamje nga kamera e sigurisë të Fatjon Janinas, autorit të vrasjes së një 82 vjeçari në Durrës, mbrëmjen e 30 dhjetorit 2024.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.16, teksa autori siç dëshmoi e vrau të moshuarin Paulin Gina, me të cilën jetonin në një pallat, për një borxh prej 200 mijë lekësh të vjetra.
Janina e pa 82 vjeçarin në shkallët e pallatit dhe i kërkoi të fliste për borxhin. Më pas u futën në shtëpinë e të moshuarit, ku pas një debati ky i fundit, sipas autorit, tentoi ta godiste me çekiç duke e quajtur dhe ‘drogaxhi’. Fatjoni gjeti një thikë dhe e gjuajti 82-vjeçarin duke i shkaktuar plagë në fyt dhe duke e lënë të vdekur në banesë.
Më pas doli nga shtëpia, duke e mbyllur derën me çelës nga jashtë dhe u largua. Policia disa orë më vonë arrit ta prangoste falë edhe kamerave të sigurisë.
Në pamjen e siguruar nga gazetari Artur Korriku, duket autori i krimit teksa del nga pallati ku jeton në lagjen nr.16 në Durrës.
DENOJENI PERJETE KETO MOSTRA.....ME MIRE TE VDESIN NE BURG PERJETE.DERI 95 VJET BURG DHE E SHIFNI U ZBUTET KY NEVRIKU APO JO
PërgjigjuDjale i lig,,vritet babai yt ne moshe per 200.000 leke borxh...denojeni me burgim te perjetshem....
Përgjigju