Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës, i akuzuar se mashtronte shtetas të huaj përmes Call Center, duke marrë shuma të mëdha parash.

Ndërkohë kanë nisur hetimet edhe 3 persona të tjerë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor,  si dhe për identifikimin  dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e atë ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.