Gjatë periudhës së qëndrimit janë parashikuar një sërë veprimtarish njohëse dypalëshe, shtuan burimet e komandës detare.
Nëndetsja “Gyr”, e cila është ankoruar në kalatën 4 të portit të Durrësit, mbërriti sot paradite nga porti i Napolit, ku kishte marrë pjesë në një stërvitje të përvitshme detare në kuadër të veprimtarive të NATO-s. Ajo ka një ekuipazh prej 45 oficerësh dhe nënoficerësh. Gjatësia e saj është 62 metra dhe pesha 1556 ton.
Dy vjet më parë një nëndetëse e të njëjtit tip, me flamur turk, zhvilloi një vizitë në portin e Durrësit. (im/shqiptarja.com)
